Për autosallonet në Kosovë & Shqipëri

Shit më shumë.
Stresohu më pak.

Makinat, klientët, këstet e pagesat krejt në një vend, pa rrëmujë. Ti merru me shitje, llogaritë i mban Flotio.

Pa kartë kreditiVendosë për më pak se 5 minuta
Paneli kryesor i Flotio
3 këste n’vonesë
€9,050 po t’presin
Kësti u pagua
€1,250 · Kësti 2/3
Bërë bashkë me autosallone reale nëPrishtinëTiranëPejëGjakovë
Problemi

Tre arsye pse po të ikë
gjysma e ditës.

Nëse ndonjëra prej tyre të tingëllon e njohur, je në vendin e duhur. Flotio i zgjidh të të gjitha, pa u dashur me mësu softuer të ri për dy javë.

01

Excel-i nuk është për këtë punë

Një kolonë fshihet gabimisht edhe të ik një ditë punë. Pa histori, pa backup, pa siguri.

02

Kontratat me dorë të hanë kohën dhe kokën

Të njëjtin formular e mbush për të 200-tën herë këtë muaj. Një gabim, një emër keq i shkruar edhe puna prej fillimit.

03

Këstet të rrinë vetëm në kokë

Pa një vend ku i sheh krejt bashkë, harron lehtë kush ka me pagu sot. Edhe mbaron tu i kërku borxhet në WhatsApp e në fletat e xhepit.

Karakteristikat

Krejt çka të duhet
asgjë që të mungon.

Ndërtuar me autosallone reale në Prishtinë e Tiranë. Pa veçori kot, mësohet për pak minuta.

01 · Inventar

Inventari i makinave, i pastër e i shpejtë.

Çdo veturë me VIN, çmim hyrës e dalës dhe shpenzimet, krejt në një vend. Filtro sipas statusit ose k ërko prej markës, modelit a targës.

  • Statusi Në stok · Rezervuar · Shitur
  • Financa Çmim hyrës, shpenzime, marzhi
  • Rezervim Lidhur me klient, deri në datën X
Lista e makinave në Flotio
02 · Klientë

Klientë me histori, jo emra në WhatsApp.

Profili i plotë: emri, kontakti, numri i ID-së, kontratat e këstet aktive. S'të ik asnjë emër, s'ngatërron asnjë numër.

  • Identiteti Emër, telefon, numër ID, adresë
  • Blerjet Krejt kontratat e klientit
  • Bilanci Sa ka paguar, sa i mbetet
03 · Kontrata

Kontratë me këste, gati për më pak se 30 sekonda.

Vendos kaparën, zgjedh planin 2 a 3 muaj ose datat e tua. Flotio e bën vetë llogarinë e kësteve edhe e nxjerr kontratën gati për nënshkrim.

  • Kapara Shumë fikse në €
  • Plane 2, 3, 4, 5 këste ose datat e tua
  • Printim PDF A4 me logon tënde
04 · Faturë & Pro-Faturë

Faturë me kontratën, pro-faturë për bankën.

Çdo kontratë del me faturën e vet në faqe të dytë — gati për dorëzim, me të dhënat e plota të veturës. E kur blerësi e merr makinën me kredi, lësho një pro-faturë për bankën në sekonda; sapo miratohet, kontrata krijohet vetë me makinën, klientin e çmimin gati.

  • Faturë Bashkë me kontratën, faqe A4
  • Pro-faturë Garanci krediti për bankën
  • Një klikim Pro-faturë → kontratë e gatshme
05 · Pagesa

Një ekran për krejt këstet.

Çdo këst me datën e vet. E sheh në një vend kush pagoi, kush jo, edhe sa pare vijnë muajin tjetër. Këstet që kalojnë afatin shënohen vetë si të vonume.

  • Statuse Paguar · Pritet · Vonuar
  • Vonesa vetvetiu Përditësohet çdo natë
  • Pamja mujore Të hyrat e ato të pritshme
Lista e pagesave në Flotio
06 · Panel

Një ekran. Krejt biznesi.

Sa makina shite këtë javë. Sa pare hyjnë muajin tjetër. Cilët klientë janë në vonë. Marzhi mesatar për veturë, pa pasur nevojë me pyt kontabilistin.

  • Shitje Ditore, javore, mujore
  • Rrjedha e parave Pritshmëria deri në 12 muaj
  • Marzhe Për veturë & për staf
Paneli i raporteve në Flotio
07 · KontabilitetiSë shpejti

TVSH-ja e gatshme, pa e mbledhur me dorë.

Flotio e nxjerr vetë pozicionin tënd të TVSH-së për çdo periudhë: TVSH e arkëtuar prej shitjeve, minus TVSH e zbritshme prej shpenzimeve, baras me sa ke për të paguar. Shto shpenzimet e doganës, transportit e riparimeve dhe deklarata periodike del gati, pa Excel, pa kokëçarje me kontabilistin.

  • TVSH e arkëtuar Prej çdo kontrate me TVSH
  • TVSH e zbritshme Prej shpenzimeve & doganës
  • TVSH për të paguar Neto, për muaj a tremujor
  • Shpenzime Furnitor, kategori, fatura
  • Deklarata Periudha gati për tatime
  • Eksport CSV & PDF për kontabilistin
Role & leje

Pronari sheh krejt.
Stafi sheh çka ti lejon.

PronarE plotë

Qasje e plotë.

Çdo veturë, çdo klient, çdo shifër, në dorën tënde.

  • Sheh e redakton krejt inventarin
  • Cakton çmimet, planet e kaparat
  • Lëshon e firmos kontrata
  • Qasje te raportet financiare e marzhet
  • Menaxhon stafin e lejet
StafE kufizuar

Vetëm çka i duhet.

Shitja ecën, të dhënat e ndjeshme rrinë ku duhen.

  • Sheh vetëm makinat në stok
  • Shton klientë të rinj
  • Regjistron pagesa e këste
  • Pa qasje te çmimet hyrëse
  • Pa qasje te raportet financiare
Çmimet

Fillo falas. Rrit planin vetem kur të duhet.

Pa kontrata vjetore, pa surpriza. Klientët e rinj marrin 2 muaj falas: paguan 6 muaj, përdor 8.

Pro

Për autosallonin që sapo po niset.

€70/ për 6 muaj
+2 muaj falas për fillim
Fillo falas
  • Makina30
  • Kontrata aktive30
  • Përdorues2
  • Aplikacion mobilSë shpejti

Klientët e rinj: 6 + 2 muaj falas. Pa angazhim afatgjatë, anulo kur t’duash.

FAQ

Pyetjet që na i bëni më shpesh.

Backup automatik
Çdo natë · AES-256
Ku ruhen të dhënat e mia në Flotio?

Të dhënat e tua janë të sigurta dhe ruhen me kujdes, me backup automatik çdo natë. Vetëm ti dhe stafi yt me leje keni qasje, as ne, as palë të treta.

Sa të sigurta janë të dhënat?

Lidhja është e kriptuar gjithmonë me TLS. Fjalëkalimet ruhen me hash bcrypt, nuk ekzistojnë në tekst të lirë askund. Çdo veprim i adminit të platformës regjistrohet në regjistrin e auditimit. Verifikimi dyfish (2FA) është në fazë zhvillimi.

A ka aplikacion për telefon?

Po. Aplikacion native për iOS (15+) dhe Android (9+) me të njëjtën llogari dhe sinkronizim në kohë reale me web-in. Aktualisht aplikacioni është në fazë testimi privat, kontakto për qasje.

A mund të eksportoj të dhënat e mia?

Për momentin mund të printosh çdo kontratë në PDF nga paneli. Eksporti i plotë i inventarit, klientëve dhe kësteve në CSV është në rrugë. Të dhënat janë tuat dhe do të kesh kurdo.

A funksionon pa internet?

Versioni web dhe aplikacioni mobil kërkojnë lidhje aktive me internet. Mbështetja për punë offline (ruajtje lokale + sinkronizim) është në plan për versionet e ardhshme.

Si e anuloj abonimin?

Mund të heqësh dorë nga abonimi kurdoherë duke na kontaktuar, pa pyetje, pa procedurë. Llogaria mbetet aktive deri në fund të periudhës së paguar.

Fillo falas sot.
Lëre Excel-in me pushu.

30 makina, 14 ditë Pro, pa kartë krediti. Vendose për më pak se 5 minuta.